Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tregon se është pushuar procedura penale ndaj Dobrica Llaziqit dhe Izet Shaqirit.

Kontrata për shitblerje e datës 09.02.2010, e lidhur më mes të Radmilla Saviq nga Prishtina, si shitëse në njërën anë, të cilën e ka përfaqësuar Ajet Ajeti me autorizimin dhe Naim Ajeti nga fshati Sallabaje, si blerës në anën tjetër, është vërtetuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë e datës 06.07.2012, e ngritur ndaj Ajet Ajetit dhe Naim Ajetit, ku mbi bazën e kësaj aktakuze Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka refuzuar aktakuzën e Ajet Ajetit për Falsifikim të dokumentit, për shkak të parashikimit apsolut të ndjekjes penale, ndërsa e ka shpallur fajtor Ajet Ajetin për shkak të veprës penale Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”, thuhet në demantin e të dëmtuarit Izet Sheqiri për këtë rast.

Rasti ka të bëjë me raportimin e Gazetës Express për një proces gjyqësor i cili konsiderohej nga pala e dënuar që ishte me plotë shkelje.

Por, Izet Sheqiri ka demantuar se Naim Ajet është dënuar padrejtësisht.

“Më datë 09.02.2010, në bashkëveprim me të pandehurin Naim Ajeti, e kanë vënë në lajthim personin e autorizuar të Gjykatës Komunale në Prishtinë, duke prezantuar autorizim të falsifikuar të datës 29.01.2010, se gjoja Radmilla Saviq e ka autorizuar Ajet Ajetin për shitjen e paluajtshme që është lëndë kontestuese, mbi bazën e të cilit autorizim është vërtetuar kontrata e përmendur më lartë dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, ndërsa i dëmtuari në këtë rast Izet Krasniqi është udhëzuar në kontekst të rregullt civil”, thuhet në demant.

Për rastin gjyqësor që u përbë me shkelje, Ajet Ajeti ka thënë se Gjykata e ka vendosur si palë të dëmtuar Izet Sheqirin, duke thënë se ai ishte me të drejta të plota të shitjes së kësaj prone. “Por, Liljana Saviq Gjukiq, në dëshminë e saj ka thënë se i vetmi blerës  pronës është Ajet Ajeti”.

Por, Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjyqtaren Violeta Namani, në aktgjykim thuhet se nga deklarata e dhënë nga Radmilla Saviq, deklaratë e vërtetuar në Gjykatën Komunale në Lazarevac, vërtetohet se ka deklaruar se pasurinë e paluajtshme e cila ndodhet në fjalë Prishtinë, parcela, ia ka shitur palës së dëmtuar Izet Sheqiri.

Ky është autorizimi i Radmilla Saviq: