Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbledhur Këshillin e Sigurisë pas ngjarjeve të fundit rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq të kërkuar nga Turqia.

Pas takimit Haradinaj tha se sot kanë vendosur të kërkojnë hetim nga të gjitha mekanizmat në bazë të kompetencave që ka.

Ai tha se ka informuar dhe kërkuar një hetim dhe sqarim të ndalimit revokimit dhe deportimit të fshehtë të gjashtë shtetasve turq.

Por sipas Haradinajt siguria në vend është e qetë dhe stabile. Ai tha se ka kërkuar që asnjëherë më mos të përsëritet një situatë e tillë pa lejen e vendimmarrësve.

Rreth shkarkimit të shefit te AKI-së Haradinaj tha se ai e ka humbur besimin e tij dhe është i shkarkuar dhe nuk mund të jetë gjysmë por beson se edhe Thaçi do të ketë të njëjtin vlerësim.

Më tej, Kryemininistri bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë ka ftuar zëvendësministrin e MPB-së dhe zëvendësdrejtorin e AKI-së.