Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Ai ka thënë se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, i pëlqeu apo jo dikujt.

“Marrëveshja përfundimtare do të hidhet në referendum”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Ata që flasin për Trepçë, Ujman, ja u hjeki këtë kasavet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës”, tha ai, në një konferencë me media.

Ai ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë, thuajse është e pamundur, sepse kemi pozicione diametralisht të kundërta.

Ai edhe njëherë ka thënë se asnjë marrëveshje nuk do të bëhet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Veprimi im është 100% I koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian”, tha Thaçi.

Sipas tij, zërat tjerë po duan që ta izolojnë vendin.

Ai nuk ka mundur pa sulmuar Albin Kurtin e Isa Mustafën.

“Nese Albin Kurti e Isa Mustafa duan t’i shpallin luftë Serbisë, le të urdhërojnë”, tha ai, raporton gazeta Blic, derisa shtoi se koha e luftërave tash ka përfunduar.

Ai duke folur për Asociacionin, ka thënë se LDK është ajo e cila e ka nëshkruar, dhe ka kërkuar nga kjo parti që të sqarohet për këtë temë.

“Ju e dini që i kam udhëhequr dy procese të demarkimit, me Malin e Zi dhe me Maqedoninë. Dhe e kemi parë se kanë dashur ta kallin shtetin, për disa kauza të rrejshme”, tha ai, raporton Gazeta Blic.