Emisari i liderit suprem iranian, Kuds Ali Shirazi, ka thënë sot se Teherani mund të shkatërrojë Izraelin dhe paralajmëroi këtë vend që të shmangë ‘masat e marra’ kundër Iranit.

“Nëse Izraeli dëshiron të vazhdojë ekzistencën e tij atëherë duhet të shmangen masat e marra. Nëse i japin shkas Iranit, Tel Avivi dhe Haifa do të shkatërrohen,” tha përfaqësuesi i Ajatollah Ali Hamenei.