Xherdan Shaqiri është rikthyer edhe njëherë tjetër në elitën e futbollit europian, ku pas një periudhe jo shumë të mirë me Stouk sitin, u transferua te gjigandët e Liverpulit.

Atje, Shaqiri ka gjetur trajnerin Jurgen Klop i cili edhe e ka bindur për të pranuar ofertën e “The Reds”.

Gjatë ditës së djeshme, Liverpuli ka krye një ndeshje kontrolli brenda skuadrës, ndërkohë që në grupin e titullarëve, bënte pjesë edhe Xherdan Shaqiri te i cili Klop ka shumë besim. Shaqiri ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 5-0.

Me shumë gjasa, Shaqiri do të jetë titullar në ndeshjen e javës së dytë të Premier Ligës, ku Liverpuli do të ketë përballë Kristal Palas në transfertë.