Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj propozimit që seanca ku do të votohet për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 të mbahet të dielën.

“Të dielën është më problematike, kanë qejf të pushojnë, kryesisht këta të mazhorancës”.

“Nëse e merrni në kuptimin e disiplincës dhe motivit me ardh, keni me pas më pak se 59 vota ose 60”, ka thënë ai në seancën e sotme të Kuvendit.

Kuvendi ka propozuar që të dielën në orën 10:00 të hidhet në votim projektbuxheti i Kosovës për vitin 2018.

Gjatë seancës së të mërkurës ku edhe u bë shqyrtimi i parë i këtij projektligji, ai nuk mori votat e mjaftueshme.