Profesori universitar, Milazim Krasniqi është shprehur i shqetësuar lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

Sipas tij janë gjeneratat e reja ato që po e vuajnë më së shumti izolimin, shkruan Indeksonline.

“Si mund të edukohen këto gjenerata, të të jenë mendjehapura, kur jetojnë totalisht të mbyllura?! Absurd më vete është se viza kanë të gjithë politikanët, pra, ata që po i mbajnë këto gjenerata në karantinë!!!”, ka shkruar ai mes tjerash në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Dje gjatë një bashkëbisedimi për vlerat e 28 nëntorit, festës sonë kombëtare, i pyeta studentët e vitit të dytë se a kishin viza për udhëtim në Bashkimin Evropian. Asnjë nuk kishte vizë! (Përveç dy studentëve, njëra nga Medvexha e tjetri nga Maqedonia!) Edhe sot i pyeta studentët e vitit të tretë. Absolutisht asnjë nuk kishte vizë! Tmerruese është kjo gjendje! Ne thjesht jetojmë në një karantinë. (Më vjen inat ta kujtoj se kur kam qenë unë student, në vitet 70, vetëm në dy vende nuk kemi mundur të udhëtonim pa vizë, në Francë dhe në Rusi. Në të tjerat, pa asnjë problem.) Si mund të edukohen këto gjenerata, që të jenë mendjehapura, kur jetojnë totalisht të mbyllura?! Absurd më vete është se viza kanë të gjithë politikanët, pra, ata që po i mbajnë këto gjenerata në karantinë!!!