Tifozët e Gjermanisë kanë dhënë vendimin e tyre.

Më shumë se 800.000 ndjekës të “Maanschaft” i janë përgjigjur një sondazhi, në mesin e lexuesve të “Bild”, të cilët kanë pasur mundësinë të zgjedhin 11-shen që dëshirojnë ta përdorë Joachim Low në “Botërorin 2018”, për të fituar titullin dhe shtuar yllin e pestë.

Prania e Neuer në portë është e padiskutueshme. 88% e pjesëmarrësve në anketë e vendosin portierin e Bayernit mes shtyllave të kombëtares.

Ata, gjithashtu, nuk kanë asnjë dyshim në ata që do ta shoqëronin përpara, në mbrojtje.

Bashkëlojtarët e skuadrës së tij; Kimmich (24%), Hummels (24%) dhe Boateng (23%), janë pozicionuar në prapavijë, me më së shumti vota. Ata do të shoqëroheshin nga Jonas Hector, në anën e djathtë. Për mesfushën, Toni Kroos është favoriti i tifozëve gjermanë. Lojtari i Real Madridit ka mbledhur 16% të votave në një kategori të përbashkët të mesfushorëve dhe sulmuesve, raporton “Telesport”. Pranë tij do të ishte Goretzka dhe përpara Sane, Muller e Draxler. Në repartin ofensivë, favoriti i tifozëve është Timo Werner, sulmuesi i RB Leipzig. Në formacionin e tifozëve, sikurse duket, nuk ka vend për veteranët, që ishin pjesë e skuadrës kampione bote në “Brazil 2014”, si Khedira, Ozil, apo Gotze.

Ekipi ideal i tifozëve të Gjermanisë

Neuer (Bayern, 88%), Kimmich (Bayern, 24%), Hummels (Bayern, 24%), Boateng (Bayern, 23%), Hector (Colonia, 12%), Goretzka (Schalke, 8%), Kroos (Real Madrid, 16%), Sane (Manchester City, 10%), Muller (Bayern, 12%), Draxler (PSG, 7%), Werner (RB Leipzig, 13%).

Në stolin e rezervave

Portierë: Ter Stegen (Barcelona, 10%), Trapp (PSG, 2%).

Mbrojtës: Sule (Bayern, 4%), Halstenberg (RB Leipzig, 4%), Rudiger (Chelsea), 2%), Howedes (Juventus, 2%), Plattenhardt (Hertha Berlin, 2%), Mustafi (Arsenal, 1%), Ginter (Gladbach, 1%).

Mesfushorë e sulmues: Reus (Dortmund, 6%), Khedira (Juventus, 5%), Gundogan (Manchester City, 5%), Ozil (Arsenal, 4%), Gotze (Dortmund, 4%), Rudy (Bayern, 4%), Wagner (Hoffenheim, 3%), Emre Can (Liverpool, 2%), Stindl (Gladbach, 1%), Mario Gomez (Wolfsburgo, 1%), Brandt (Leverkusen, 1%).

Tifozët zgjedhin Gjermaninë, që e fiton sërish Botërorin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here