Një iluzion i çuditshëm optik gjatë një stuhie të errët ka hutuar gjithë internetin.

Videoja e bërë nga një veturë në lëvizje në një rrugë në Queensland u publikua në Reddit – por përdoruesit vërejtën diçka shumë të pazakontë.

Në mes të stuhisë dhe reve, dukeshin një palë duar dhe një kamerë, transmeton Gazeta Express.

Përderisa kamera lëvizë nga ana e djathtë e qiellit, një reflektim i çuditshëm shihet në re. Personi prapa kamerës e lëvizë kamerën dhe më pas bëhet e qartë se e gjitha është thjeshtë një reflektim i shoferit dhe pasagjerëve në xham.

Megjithatë, videoja u bë hit në internet për shkak të iluzionit të krijuar optik.