Ëndrra u është bërë realitet tashmë tifozëve të Juventusit, Cristiano Ronaldo do ta veshë fanellën e bardhë e zi për katër sezone.Juve njoftoi se ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me portugezin, ndërsa do të paguajë te Reali 100 milionë euro të ndara në dy këste dhe 12 milionë të tjera në formë bonusesh.

Ylli portugez ndodhet momentalisht në Greqi me pushime, ndërsa mediet italiane njoftojnë se ai pritet të mbërrijë në Torino vetëm ditën e hënë, për të bërë prezantimin zyrtar me Juventusin.Pra, 16 korriku pritet të jetë dita kur tifozët e Juves ta shijojnë me të vërtetë transferimin e shekullit, kur CR7 të zbresë në “Allianz Stadium”. /Insporti.com/