Në luftë të përditshme për të eliminuar kilogramët e tepërta si dhe për të ardhur në formën e dëshiruar? Mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të arritur këtë është kjo recetë që transformon ujin e zakonshëm në një pije të fuqishme kundra yndyrës në bark!

Ajo gjithashtu përmirëson dhe forcon shëndetin tuaj të përgjithshëm, problemet me tretjen, balancon ekuilibrin tuaj dhe ka pothuajse 0 kalori.

Ekziston edhe një dietë e quajtur “Dieta e barkut të sheshtë” e shpikur nga Cynthia Sass dhe bazohet në konsumin e ujit për të nxitur humbjen e peshës.

Ja receta e plotë:

Përbërësit:

  • -2 litra ujë,
  • -1 lugë çaji xhinxher, (i freskët)
  • -1 limon i prera në feta,
  • -1 kastravec, i prerë në feta,
  • -12 gjethe menteje.

Përgatitja:

Miksoni të gjithë përbërësit në një enë të madhe dhe i lini përgjatë natës në frigorifer. Në mëngjes, esëll, pini 1 gotë nga kjo pije dhe gjatë ditës konsumoni 4-5 gota.

Për të patur rezultate të menjëhershmë filloni ta pini çdo mëngjes me stomakun bosh. Do të ndiheni shumë të lehtë dhe do t’ju duket sikur keni humbur 1 kile pas dy orëve të para. Nutricionistët thonë se konsumimi i rregullt i kësaj përbërjeje, së bashku me aktivitetin fizik, mund t’ju ndihmojë në shkrirjen e yndyrës së barkut.

Nuk sugjerohet të pihet nga gratë shtatzëna, nënët me gji dhe nga personat që kanë probleme me stomakun ose janë alergikë ndaj ndonjërit prej përbërësve!