Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor.
Dita e parë e Festës së Fitër Bajramit është të premten, më 15 qershor.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup Çunaku. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 05:34 minuta të cilit do t’i prijë Resul Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë./Express