Reperi amerikan XXXTentacion që u bë shumë shpejt i famshëm me dy albume të njëpasnjëshme hitesh është vrarë në moshën 20 – vjeçare.

Ai ishte duke u larguar nga një shitës motorçikletash në jug të Florida të hënën kur një person i armatosur e qëlloi atë.

Policia në BroWard County tha se CCCTentacion që emrin e vërtetë e ka Jahseh Onfroy u dërgua në spital prej ku u shpall i vdekur.

Ai shpesh përshkruhet si një artist repi mjaft kontrovers dhe ishte përbalur edhe me akuzat për dhunë në familje. Reperi është përshëndetur si një talent i shquar sidomos në zhanrin e SoundCloud Rap

Zyra e Shefirit të qarkut tha se Onfroy po largohej nga pika e shitjes rreth orës 16:00 kur dy persona të armatosur iu afruan. Të paktën njeri prej tyre e qëlloi para se të largohej me vrap nga vendi i ngjarjes në Deerfield Beach që është 69 km larg në veri të Miamit, me një SUV me ngjyrë të errët.

Hetuesit thanë se kjo dukej se ishte një “grabitje e mundshme”. Videoja e postuar në rrjetet sociale tregon si Onfry u rrëzua në makinën e tij.