999 dollarë. Eshtë ky çmimi me të cilin Iphone X ka dalë tashmë në tregun ndërkombëtar. Por një analizë e “Tech Insights” ka dalë në përfundimin se modeli i ri i Apple ka një kosto prodhimi prej 357.5 çka do të thotë se fitimi ikompanisë për këtë produkt kap 64%.

Por Apple nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë analizë të “Tech Insight”, ndërsa dalja e smart phonit në treg ditën e premte është shoqëruar me kërkesa të larta.

Qindra persona qëndruan në radhë të gjata në Sidnej para dyqaneve të Apple, për të qenë të parët në botë që blinin iPhone X e ri dhe skenat ishin thuajse të njëjta me interesin e klientëve në daljet në treg të versioneve të mëparshme të iPhone-t.

Dyqani i Apple në Sidnej u hap pak orë pasi kompania publikoi rezultatet e 4-mujorit të radhës me parashikime premtuese për të ardhmen, duke zbutur shqetësimet për problemet me prodhimin e telefonave dhe duke çuar aksionet në nivelet më të larta të arritura deri më tani pas hapjes së bursave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here