Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po vazhdon të kritikohet nga shumë persona, për dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, parti me të cilën ai i fitoj zgjedhjet në Prishtinë.

Ai njejtë si shumica e të larguarve nga VV-ja, është “sulmuar” nga komente negative.

Ahmeti ka postuar sot në rrjetin social facebook, disa fotografi nga fillimi i punës në sheshin Adem Jashari, nw kryeqytet, mirëpo pak kush i ka komentuar atij për punën.

Shumica e komenteve nga ndjekësit e tij në facebok, e kritikojnë atë për largim nga Vetëvendosja. “Tradhtar”, “Nuk je kerkushi pa VV-në,” janë vetëm disa nga komentet që Ahmeti ka marrë.

Madje disa komentues i kanë postuar statuse të vet Ahmetit kur ai e lëvdonte Lëvizjen Vetëvendosje. Ahmeti është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke mos folur shumë rreth kësaj çështje.