Shumë përdorues kanë paraqitur një problem të pazakontë te modeli më i ri i kompanisë Apple, iPhone X.

Ata thonë se kanë parë një linjë të gjelbër, e cila paraqitet në ekran dhe nuk largohet kur telefoni shkyçet ose resetohet.

Në forumin për media sociale dhe Apple Support Communities, përdoruesit e iPhone X thonë se linja e gjelbër misterioze del nga askund, pavarësisht se telefoni punon normalisht.

Ata thonë se ende është i paqartë shkaku i këtij problemi. Apple ende nuk ka komentuar lidhur me problemin, por disa dyshojnë se mund të jetë një problem elektrik, i cili shkakton dritën misterioze, shkruan TechCrunch.

Problemi ka prekur të paktën 25 klientë dhe ky numër duket se po rritet, transmeton MacRumors.

Sipas atyre që kanë pasur problem, telefonat e tyre nuk janë hedhur në tokë dhe as nuk janë dëmtuar.

Sipas MacRumors, rastet janë raportuar për të dyja modelet e iPhone X, 64GB dhe 256GB.

Por, “linja e gjelbër e vdekjes” nuk është problemi i vetëm me të cilin përdoruesit po përballen pas daljes në treg të iPhone X.

Ata kanë nisur të raportojnë edhe për mos reagim të pajisjes në temperatura të ftohta.

Disa përdorues kanë thënë se telefoni dështon gjatë skanimit të gishtërinjve, por ka edhe të atillë që ankohen për mos funksionim të FaceID.

Në Apple rekomandojnë që pajisjet të mbahen në temperatura mbi pikën e ngrirjes, pasi temperaturat e ulëta shkaktojnë problem me hapjen e pajisjes dhe funksionin FaceID./kp/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here